Diplomati grek Lambrinidis, atakon Tiranën e Shkupin

Ndryshim në mentalitet kërkoi shefi i diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis nga Qeveria e Maqedonisë si dhe dërgoi një sinjal paralajmërues për sjelljen e Shqipërisë ndaj pakicës greke në atë vend.
Lidhur me kontestin me Shkupin rreth emrit të Maqedonisë, Lambrinidis tha se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është peng i papajtueshmërisë së tij personale dhe me këtë po e mban peng edhe të ardhmen evropiane të shtetit.
“Është koha që ai ta kuptoj se është ora për të shkruar historinë e vendit, e jo ta përshkruaj historinë tonë. Ne duam një zgjidhje të negociuar, një emër me përcaktim gjeografik për shtetin e Maqedonisë”, shtoi ai, raporton agjencia e lajmeve INA.
Diplomati grek e ftoi Shqipërinë t’i përmbahet angazhimeve evropiane dhe të mos i injoroj ato. Forcimi i nacionalizmit në këtë vend jep një mesazh shqetësuese, dhe situata e minoritetit etnik grek në Shqipëri është një barometër i marrëdhënieve dhe kjo duhet kuptuar, ka theksuar Lambrinidis. (INA)