700 mijë të varur nga alkooli në Bullgari

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 15:30
Në Bullgari nga alkooli dhe droga janë të varur 700 mijë njerëz, deklaroi Zeljaz Turlakov, nga shoqata farmaceutike “Fillimi i ri”.
Rreth 50 deri në 70 mijë bullgarë përdorin heroinën, nga 100 deri në 120 mijë kokainën dhe ekstazinë, ndërsa 100 mijë bullgarë shfrytëzojnë të ashtuquajturat droga të buta, siç janë kanabisi, marihuana dhe hashishi. Turlakov më tutje theksoi se 400 mijë persona tjerë janë të varur nga alkooli.
Ai theksoi se këto të dhëna statistikore janë tejet brengosëse, por shtoi se zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Bullgarisë po kundërshtojnë krijimin e fondit, për shërimin e personave të varur.