E Shtunë, 31 Tetor 2026

44 viktima nga moti i keq në Kore të Jugut

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 16:00

Reshjet e shumta në Korenë e Jugut, të cilësuara si sasia më e madhe e shekullit, janë bërë shkaktare e vdekjes së 44 personave.

Sipas autoriteteve koreane, numri më i madh i viktimave është shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut, që erdhën si pasojë e reshjeve të shumta.

13 viktima u shënuan në Choncheon, 16 në Seul dhe 15 të tjerë në provincën Gyeonggi. Zona të tëra mbetën pa energji elektrike dhe qindra familje u evakuuan.

Sasitë e mëdha të reshjeve janë tipike për Korenë e Jugut gjatë stinës së verës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›