E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat atentatorit te kryekomunarit

Gjykata e rrethit te Fierit ka vendosur te lere ne burg pa afat 35-vjecarin Dashnor Kapaj, qe akuzohet se tentoi, kater dite me pare, vrasjen e kryetarit te komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, Viktor Cervenaku. Ngjarja, ku i akuzuari ishte protagonist, regjistroi pese te plagosur nga sacmat e ciftes qe ai mbante ne dore. Ne seancen e djeshme, prokurori Petrit Vukaj ka paraqitur provat ne ngarkim te personit, i cili, ne rrethana te ndryshme, per shkak te se kaluares se dyshimte, del edhe me emrat Niko Kapaj apo Dashnor Yzedini. Gjithashtu, akuza ka paraqitur nje rikonstruksion te ngjarjes perpara shtepise se kryekomunarit. Sipas prokurorit Vukaj, 10 dite me pare, Dashnor Kapaj kishte shkuar ne komune dhe ishte zene me sekretaren e Cervenakut. Ajo kishte refuzuar t'i leshonte disa vertetime, duke i thene se nuk kishte paguar taksat ndaj komunes. Lidhur me kete incident, ai eshte shoqeruar ne polici ne Fier dhe pas sqarimit eshte lene i lire. "Kater dite me pare, ai eshte konfrontuar me Viktor Cervenakun, duke kanosur me vrasje ate dhe policin e komunes, i cili vite me pare e kishte arrestuar, tha ne seance prokurori. Me pas, ai ka nisur te qelloje me cifte dhe si pasoje mbeten te plagosur Roland Ahmetaj dhe Romeo Kapaj, police te komunes, Eqerem Brace, president i firmes "Daniel 2" dhe nipi i tij, Erjon Brace, si dhe xhaxhai i kryekomunarit, Idriz Cervenaku". Akuza shtoi se keto jane te dhenat paraprake, ndersa pritet te zbardhet edhe ceshtja e pronesise mbi 3 hektare pemetore, ku dyshohet se ka mbivendosje. Mbrojtja, e perfaqesuar nga avokati Vladimir Cjapi, ka treguar nje tjeter version te ngjarjes perpara trupit gjykues. Avokati Cjapi ka treguar se klienti i tij eshte fyer nga kryekomunari dhe me pas eshte rrahur nga policet e komunes. "Megjithate, ai nuk ka dashur te vrase askend, por ka qelluar tre here ne ajer dhe nje here pertoke me ciften qe mbante me leje, tha dje avokati. Te plagosurit nuk kane qene ne shenjester dhe jane plagosur pa dashje". Duke kerkuar masen e sigurise "arrest shtepie", mbrojtja ka deklaruar se i pandehuri Kapaj ka ne shtepi nenen e paralizuar dhe bashkeshorten shtatzene dhe nuk ka kush te kujdeset per to. Megjithate, trupi gjykues vendosi te marre parasysh kerkesen e mbrojtjes, duke lene ne burg pa afat te akuzuarin Kapaj.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›