Trafiku i klandestineve, mbeten ne burg 7 te akuzuarit
VLORE - Shtate te akuzuarit e operacionit "Rruga e vjeter" do te mbeten ne burg pa afat. Gjykata e rrethit te Vlores vendosi dje qe te akuzuarit per "trafik klandestinesh" Besmir Shanaj, 21 vjec, Sotir Veshi, 26 vjec, Vendim Begaj, 18 vjec, Admir Memaj, 17 vjec, Sofokli Imeri 25 vjec, Bilal Boci, 42 vjec dhe Ardian Beqiri, 38 vjec, te qendrojne ne qeli ne dispozicion te organit te akuzes. Sipas togave te zeza, ne ngarkim te tyre ka prova te mjaftueshme. Shtate personat jane arrestuar kater dite me pare, ndersa burime nga grupi hetimor bene te ditur se survejoheshin prej afro 6 muajsh.
O.H
O.H