E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqerohen tre prej protestuesve te fshatit Gerdec

Tre banore te fshatit Gerdec, jane shoqeruar dje ne Komisariatin numer 6. Nderkaq qe shtate persona te tjere, jane shoqeruar ne polici, pasi jane kapur ne flagrance shume prane zones se perimetrit, ku kane ndodhur shperthimet, per te cilet dyshohen se kane vjedhur mbeturina te municioneve dhe mbetje te predhave, me qellim perpunimin e tyre per skrap. Behet fjale per A. T, 11 vjec, T.P, 12 vjec, D.K, 17 vjec, te tre nga Spitalla, Durres, Xhavit Tanushi, 44 vjec, Qerim Preza, 51 vjec, Veli Nazia, 43 vjec, si dhe Besim Preza, 45 vjec, te gjithe nga fshati Sukth, te cilet u shoqeruan ne ambientet e Komisariatit nr. 6 ne kryeqytet. Ne fakt, per keta te fundit do te perflitej ne media se ishin pjesetare te "Shoqates per Kompensim te Gerdecit" dhe se ishin ndaluar pa te drejte per protestat e tyre te diteve te fundit ne lidhje me demshperblimet e shtepive. Nje gje e tille eshte bere publike edhe nga avokati i shoqates Bledar Skenderi, sipas te cilit te shoqeruarit ishin ankuar per keqtrajtim. Por, shume shpejt policia e Tiranes do te sqaronte se behej fjale per 7 persona, te cilet jane kapur ne flagrance shume prane zones se perimetrit ku kane ndodhur shperthimet, per te cilet dyshohen se kane vjedhur mbeturina te municioneve dhe mbetje te predhave, me qellim perpunimin e tyre per skrap, gje e cila perben rrezik per jeten e tyre dhe te komunitetit perreth. Nje gje e tille eshte pohuar edhe nga ushtaraket qe marrin pjese ne operacion, sipas te cileve shtate autoret ishin fokusuar ne pjesen me te rrezikshme te fshatit. Pikerisht ne epiqendren ku ndodhen shperthimet, i njohur ndryshe si krateri, te tre ata do kapeshin me disa thase te mbushur me hekurishte. Ne fakt, pas hetimeve te policise se kryeqytetit, eshte mesuar se personat qe vidhnin skrap ne Gerdec jane pikasur nga disa ushtare heret ne mengjes, te cilet kontrollonin zonen sipas detyrave te caktuara per mbledhjen e predhave. Policia tha se ndaj tyre po kryen te gjitha veprimet hetimore, per te filluar ceshtja penale, per konsumim te vepres penale te "vjedhjes", nderkohe qe pas marrjes ne pyetje do t'u dorezohen grupit te posacem te sherbimeve ushtarake. Vec kesaj, te dhena nga policia kane bere me dije se po diten e djeshme, strukturat policore te Komisariatit te Policise Nr.6 Tirane, prane Policise se Tiranes, kane shoqeruar per ne ambientet e komisariatit, tre persona per te sqaruar dhe treguar rrethanat te dobishme per hetimin e ngjarjes se Gerdecit. Sipas policise, Shefki Sefaj, 35 vjec, banues ne fshatin Gerdec, Gezim Gjoni, 48 vjec, banues ne Vore, si dhe Ilir Ramollari, 33 vjec, banues ne Valias, jane marre pyetje ne lidhje me sqarimin e metejshem te rrethanave te ngjarjes, te dates 15 mars 2008. Pas marrjes ne pyetje dhe procedurave policore, mesohet se tre personat jane lene te lire.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›