Humb ekuilibrin, vdes minatori
Regjistrohet viktima e dhjete ne galeri. Protestat e minatoreve anulojne 5 licenca shfrytezimi
Aleksander Ndoja
Nje minator ne zonen e Martaneshit, ne rrethin e Bulqizes, ka humbur jeten dje ne galeri. Haki Kotja, 43 vjec, lindur e banues ne Kraste te Martaneshit, punonte prej vitesh ne thellesite e nje galerie private. Mesohet se dje, pak ore pas mesdites, Kotja ka humbur ekuilibrin dhe ka perfunduar ne thellesite e nje trimozhe. "Prej 5 vitesh punonim se bashku, tha njeri nga minatoret, qe i eshte gjendur prane Kotes ne momentet e para te aksidentit. Rreshqiti afro 10 metra krejt befasisht. Se bashku me dy kolege te tjere e nxorem nga furneli dhe shume shpejt beme te mundur nxjerrjen e tij nga galeria". Kolegu tregon se minatori ishte ne gjendje te rende, por pulsi i punonte ende. "Lajmeruam shpejt nje shofer dhe beme transportimin e tij nga miniera drejt spitalit te Bulqizes, por atje nuk gjetem kirurg. Mjeku roje ne pamundesi per t'i ardhur ne ndihme minatorit te demtuar keq ne koke dhe pjese te trupit, sugjeroi levizjen e te aksidentuarit drejt spitalit te Burrelit". Rreth ores 17:30, Haki Kotja ka mberritur ne spitalin e Burrelit, ne momentet e fundit te jetes se tij. "E derguam ne spitalin e qytetit dhe mjeket na urdheruan ta dergojme ne morg. Erdhen specialistet e ekspertizes ligjore dhe oficere te policise gjyqesore per te kryer hetimet e duhura", perfundoi minatori qe iu ndodh Kotes prane ne castet e fundit te jetes. Kotja kishte 4 femije dhe gjendja e tij ekonomike ishte e rende. Punonte per te siguruar mbijetesen, bashke me kolege te tjere minatore, banore te zones se Martaneshit dhe nga rrethi i Matit. Sipas minatoreve te ketij sektori minerar vdekja e Haki Kotes ka ardhur per shkak te humbjes se vemendjes nga ana e tij ne momentet kur ai po qendronte ne thellesite e galerise. "Ra krejt papritur. Rreshqiti afro 10 metra thellesi, thone te tjere minatore. Sipas tyre, nuk ka pasur as rreshqitje te masivit dhe as ndonje problem tjeter ne miniere", sqarojne minatoret. Kohe me pare, po ne Martanesh, humbi jeten tragjikisht minatori Perparim Haslika. Nje masiv shkembor i mori jeten minatorit, qe punonte per buken e gojes, duke lene tre femije jetime. Protestat e minatoreve veren e kaluar shkaktuan mbylljen e minieres se Bulqizes, e cila u rihap vetem pasi inspektoret e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes certifikuan sigurine e saj. Nderkohe, shume miniera te tjera private kane nisur te "lulezojne" vitet e fundit, duke perfituar nga rritja e cmimit te kromit ne tregun nderkombetar. "Rritja e sasise se mineralit te eksportuar dhe pasurimi i disa personave po shoqerohet edhe me nje zinxhir vdekjesh qe nuk ka te sosur", thone minatoret e deshperuar.
10 viktima, 27 jetime
Policia e Burrelit dhe ajo e Bulqizes dhe oficere te policise gjyqesore kane nisur hetimet rreth ngjarjes se rende. Pas vdekjes se Haki Kotes, numri i minatoreve te vdekur ne minierat e Bulqizes shkon ne 10-te. Viktimat e kromit jane: Avni Durici, Besnik Alliu, Zaim Hysa, Hysen Elezi, Medi Jani, Sami Doga, Hekuran Gjata, Njazi Alliu, Perparim Haslika e Haki Kotja. Per shkak te tragjedive ne keto miniera kane mbetur jetime 27 femije.
Protestat bllokojne privatizimin e minieres
Ne diten e trete te greves, qe kane nisur minatoret e Bulqizes, eshte arritur bllokimi i procesit te privatizimit te sektorit D te minieres se Bulqizes, i cili u ishte dhene per shfrytezim 5 firmave private. Sipas minatoreve, privatizimi eshte kryer ne kundershtim me ligjin. Kryetari i konfederates se minatoreve, Kol Nikolli, thote se "po hartojme dosjen perkatese te ketij abuzimi per ta derguar ne prokurorine e Dibres". Sipas tij, ky sektor cilesohet me rrezikshmeri te larte, ndersa privatizimi i tij eshte bere ne kundershtim me ligjin minerar. Si pasoje e ketij privatizimi ishte paralajmeruar nga firmat qe i kane privatizuar galerite e ketij sektori qe te largoheshin nga puna 85 minatore. A. N