E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat per 61-vjecarin Gani Myrteli qe vrau gruan e tij

Burg pa afat eshte masa e arrestit per 61-vjecarin Gani Myrteli qe vrau me mjete te forta gruan e tij 58-vjecaren Resmie Myrteli.

Organi i akuzes i paraqiti trupit gjykues provat e para mbi te cilat akuzohet 61-vjecari nderkohe qe i kerkoi gjykates qe ta cilesoje si te ligjshem arrestimin dhe vendosjen e mases se sigurise arrest ne burg.

Nga ana e tij Gani Myrteli ka deklaruar se pranonte akuzen dhe se kishte qelluar ndaj bashkeshortes se tij pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.

Ngjarja per te cilen akuzohet 61-vjecari ndodhi diten e shtune ne fshatin Morave te rrethit te Beratit ku pas nje grindje me bashkeshorten per shkak te dyshimeve per tradhti ai e qelloi ate me mjete te forta duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›