Banda e Cërrikut, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për tre prej anëtarëve të Bandës së Cërrikut, pas dhënies së konkluzioneve përfundimtare të hetimeve.
Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokurori i çështjes ka kërkuar burgim të përjetshëm për Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Xhepaxhiun.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për Lazar Bicjan, 24 vjet burg për Tomorr Buzanin, 22 vjet burg për Alban Toskën, 21 vjet burg për Skënder Canin ndërsa ka kërkuar 8 vjet burg për të penduarin e drejtësisë Bujar Buzën.
Tetë të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.