E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Tiranë erdhi si pasojë e lojës me fishekzjarre nga pronari i dyqanit

Share

Zjarri i madh i rënë dje pranë tregut ushqimor në Tiranë, është shkaktuar si pasojë e një veprimi të pronarit të fabrikës së fishekzjarreve. Kështu është shprehur Policia e Tiranës, sipas së cilës, 26-vjeçari Hajri Dragjoshi ka ndezur një një fishekzjarr në dyqanin e vet, duke shkaktuar kështu djegien e ambienteve të veta, por dhe të 20 dyqaneve të tjera. Për këtë arsye, ai është arrestuar nga ana e policisë, nën akuzën e shkatërrimit të ambienteve nga pakujdesia.

Policia bëri me dije se ndezja e fishekzjarrit nga ana e 26-vjeçarit ka ndikuar për shkaktimin e një shkëndije elektrike, që ka sjellë edhe zjarrin e madh pastaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›