Aksidenti në Tiranë: Arrestohet Ledio Ruçi
Share
Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar Ledio Ruçin, djalin e deputetit socialist, Gramoz Ruçi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ruçi u arrestua bashkë me Edi Likën, drejtuesin e makinës tjetër.
Ruçi u përfshi në një aksident të rëndë të dielën në darkë. Makina e tij, BMË X6, u përplas me një Mini Cooper-in e drejtuar nga Lika. Si pasojë humbi jetën 27 vjeçarja Brunilda Pinderi. Nga aksidenti mori plagë të lehta Ruçi dhe Lika, si dhe një pasagjere tjetër, 18 vjeçarja Penelopë Rafti.