E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për pengmarrësin e autobusit

FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e dënimit për Eduard Rexhepin që mori peng autobusin e linjës Tiranë-Sarandë ditën e martë. Rexhepi është dënuar me burg pa afat ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar të lihet I lirë pasi vuan nga problemet mendore.

Ndërsa prokuroria ka deklaruar se është duke mbledhur fakte për ngjarjen e ndodhur në Fratar të Ballshit, ku autobusi i linjës Tiranë-Sarandë kishte ndaluar për një pushim.

I riu Eduard Rexhepi dy ditë më parë, pikërisht kur autobusi kishte ndaluar, ika marrë celësat shoferit duke ndezur më pas autobusin. Pasagjerët që ndodheshin në autobus janë përfshirë nga paniku pasi ky i riu e drejtonte autobusin me shpejtësi të madhe:

Por 25 km larg Tepelenës, në vendin e quajtuer Krastë, autobusi ka marrë flakë dhe i riu është detyruar ti japë fund aventurës së pengmarrjes dhe të zbresë bashkë me pasagjerët. Shkak për rënien e zjarrit është bërë mënyra amatore e drejtimit të autobusit, pasi policia ka deklaruar se ky i fundit nuk kishte aktivizuar frenat e dorës gjatë drejtimit të mjetit.

Pasi është dorëzuar në polici, ai ka deklaruar se donte të shkonte në Kakavijë por nuk kishte lekë për udhëtimin. Edhe pse është deklaruar se i riu vuan nga problemet mendore, Gjykata e Fierit vendosi sot ta lërë në burg pa afat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›