Fride: Demokracia në Shqipëri mbetet e brishtë
TIRANE- “Dy dekada pas tranzicionit nga komunizmi, demokracia në Shqipëri mbetet e brishtë. Deficitet e rëndësishme demokratike mbeten në fushat e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit, zgjedhjet, pavarësinë e medias, si dhe kontrollin mbi korrupsionin” kështu theksohet në një raport organizatës kërkimore spanjolle FRIDE.
“Debatet rreth transparencës së zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë në qershor 2009, që çoi sollën si rezultat bojkotin e Parlamentit për gjashtë muaj nga ana e opozitës , tregojnë qartë se demokracia në Shqipëri duhet të forcohet dhe se vendi duhet të bëjë përparim urgjente në reformat e saj për progres” theksohet në artikullin e publikuar në faqen online www.fride.org.
FRIDE është një organizatë kërkimore në Madrid, e themeluar gjatë presidencës spanjolle në Bashkimin Europian, që ka për qëllim të sigurojë të reja mbi rolin e Europës në arenën ndërkombëtare.
(e.n/BalkanWeb)