Në Shqipëri, në çdo 1 000 të lindur, 2 janë hipoakuzikë
TIRANë- Në Shqipëri, në çdo 1 000 të lindur, 2 janë hipoakuzikë dhe kjo incidencë është 2 herë më e lartë se mesatarja evropiane. Ndërkohë që shqetësuese mbetet ende fakti se ka prindër, të cilët hezitojnë për ekzaminimin e kësaj patologjie tek fëmijët, problem që duhet të marrë përgjigje, tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në konferencën "Paaftësia dëgjimore tek fëmijët", e mbajtur në Muzeun Kombëtar.
"Kultura e të drejtuarit tek mjekët dhe strukturat e specializuara për të marrë në kohën e duhur ndihmën duhet të jetë nacionale, sepse shpesh herë praktika tregon se jo vetëm për çështje të shurdhësisë, por dhe të tjera, sistemi shëndetësor përballet me probleme të faktit të tyre. Pra, kur patologjitë bëjnë rrugë të gjatë deri në vështirësitë të mëdha të moskthimit mbrapsht të tyre, ndërkohë që mund të ndalen me ndërhyrjen në kohë", theksoi Vasili, sipas të cilit, vihet re një kompleks nga ana e prindërve, të cilët nuk e pranojnë handikapin e fëmijës.
"Handikapi është problem shëndetësor që duhet përballur si dhjetëra të tjerë me të cilat përballet publiku në Shqipëri dhe kudo në botë dhe momentin, kur ka hezitim apo një lloj autostigme, faturën e paguajnë fëmijët", nënvizoi ai.
Vasili u ndal dhe tek njohja e këtij handikapi nga sistemi shëndetësor, duke nënvizuar se "tashmë, personeli shëndetësor falë trajnimit njeh problemin dhe ne do ta përfshijmë në protokollet mjekësore, që ai të jetë handikap që ndiqet dhe monitorohet".
Për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj patologjie, prej rreth 2 vitesh operon projekti "Diagnoza e hershme dhe integrimi social i të miturve që nuk dëgjojnë", i drejtuar nga Magis (Lëvizja dhe Veprimi i Jezuitëve Italianë për Zhvillim), në bashkëpunim me Cooperacionin Italian. Në këtë projekt bashkëpunojnë disa institucione shqiptare dhe italiane, akademike dhe shëndetësore si Universiteti i Padovës, ai i Modenës dhe ai i Tiranës me disa departamente, katër maternitetet ku kryhet screening-u, Instituti për fëmijët me paaftësi dëgjimore, Qëndra Kombëtare e Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve (QKMZHF), profesionistë të ndryshëm nga të dy vendet, vullnetarë etj.
Gjatë 12 muajve të parë të projektit u testuan rreth 13.000 neonatë, prej të cilëve 96% kanë rezultuar me dëgjueshmëri normale dhe 3,8% e tyre mund të ketë probleme të dëgjueshmërisë dhe 0,2% ose 2:1000 kanë rezultuar me handikap uditiv të pjesshëm, ose të plotë.
E pranishme në takim, zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj, tha se sot ndjekin arsimin parauniversitar 198 fëmijë të arsimit të detyruar që nuk dëgjojnë, nga kjo kategori 46 janë të seksit fëmër, 161 fëmijë që kanë vështirësi në të folur, 83 fëmijë autikë, 567 fëmijë me vështirësi në të shikuar, 186 me aftësi të kufizuara, 575 me aftësi të kufizuara fizike, 756 me aftësi të kufizuara mendore.
(d.b/BalkanWeb)