Burg pa afat,dhunoi kufomën e vrasësit të vëllait

VLADIMIR GURI, SHEFI I SIGURISË TEKNIKE NË UZINËN E POLIÇANIT. (MAJTAS) ROJA I UZINES, SHPËTIM DERVISHI
Gjykata e Beratit ka vendosur sot masen e sogurise, “burg pa afat” per Kushtrim Gurin, te arrestuarin me akuzen e dhunimit te kufomes se vrasesit te vellait te tij.
Vendimi eshte dhene gjate seancen se sotme, vetem pak dite pas ndalimit te tij nga policia. Mbrojtja e te arrestuarit ka deklaruar se akti makaber i dhunimit te kufomes ehste bere në kushte të rënda depresioni.
Ngjarja ndodhi ne uzinen e armeve ne Polican, ku roja i uzines vrau me arme shefin e sigurimit teknik, e me pas i dha fund edhe vetes. Vellai i shefit te sigurimit teknik, Kushtrim Guri ka masakruar kufomen e autorit e me pas eshte larguar per te qendruar nje nate i fshehur.