E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Spahiu: Berisha të mbrojë bluzat e bardha

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, duke reaguar per dhunimin e mjekut të spitalit të Kukësit, Mustafë Mustafa, i ka bere apel qeverise dhe kryeministrit te mbroje bluzat e bardha.

Ne nje deklarate per mediat ajo ka ngritur shqetesimin se ne kete vend nuk eshte me askush i sigurte. I bej thirrje Berishës që është mjek, të dale dhe të mbrojë bluzat bardha. Në këtë vend duhet të kthehet dinjiteti i bluzave të bardha, tha ajo.

Sipas saj, në Kukës është dhunuar qytetari i nderit i Kukësit, një mjek, ndërsa policia la gjithçka në heshtje. “Të gjithë jemi të revoltuar, pasi në këtë vend çdo qytetar është i pasigurt, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›