E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg per grupin, trafikoi arme e droge per mafien italiane

Vlore - Gjykata e Vlores nuk ka “falur” asnje nga shtate te arrestuarit gjate operacionit te koduar “Qiri i ndezur”, te akuzuar per trafik nderkombetar droge e armesh me destinacion mafien italiane. Seanca e djeshme eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, nderkohe qe “arrest me burg” kane marre ne mungese edhe dy nga personat e shpallur ne kerkim prej policise vendore. Gjyqtari Vladimir Rexhepi ka degjuar pretendimet e avokateve te 7 te pandehurve prezent ne salle. Ndersa prokurori i ceshtjes, Maks Hodaj, kerkoi masen e sigurise “arrest ne burg” per David Islamaj, Erjon Dulaj, Edison Begaj, Eduart Marku, Sokol Cimili, Albert Brahimaj dhe Brahim Cimili, qe gjenden te izoluar ne dhomat e paraburgimit. E njejta mase ne mungese u kerkua dhe per dy anetaret e tjere te grupit, Azem Cimili dhe Ali Cimili. Sipas prokurorise, grupi kriminal i perbashket italo-shqiptar ka qene i mirorganizuar dhe ka kryer veprimtari per me shume se 10 vjet ne trafikun e bimeve narkotike dhe te armeve. Por, ekzistojne dyshime dhe per kryerjen e trafiqeve te tjera, qe do te verifikohen dhe zbardhen gjate kryerjes se hetimeve te metejshem ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane dhe homologet italiane.
O.Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›