“Vrava vellane se nuk durova padrejtesine”
Gjendja e renduar shendetesore ka shtyre per disa ore seancen e mases se sigurise te 40- vjecarit, qe akuzohet per vrasjen e vellait, pas nje konflikti per pronesi ne fshatin Shelqet te Shkodres. Me doren e majte te fashuar, pas tentatives per t’i dhene fund jetes, dy dite me pare ne banjen e dhomave te paraburgimit, duke prere damaret, Nard Ndoci eshte shfaqur pasditen e djeshme ne Gjykaten e Shkodres, ku ka marre edhe masen “arrest me burg”. Policia kishte marre masa te larta sigurie, nderkohe qe para trupit gjykues ka folur vete i akuzuari per ekzekutimin e Aleksander Ndocit, 45 vjec. Megjithese jo ne gjendje te mire shendetesore, i dyshuari ka qendruar ne kembe pjesen me te madhe te kohes. “Po, une e vrava vellane pas nje konflikti, per shkak te truallit dhe ne gjendje te tronditjes”, ka thene 40-vjecari para trupit gjykues.
I pyetur per rrethanat, Nard Ndoci ka shpjeguar se ka marre armen automatike dhe ka shkuar afer vellait te tij, duke e goditur ne distance te shkurter. Kurse per shkaqet qe e cuan ne vellavrasje, 40-vjecari ka treguar se, “e vrava se me kishte marre token time dhe ne nuk e durojme dot kete padrejtesi”. Pasi ka degjuar rrefimin e te dyshuarit, gjyqtari i seances se mases se sigurise, Gentian Medja, ka aprovuar kerkesen e prokurorit, duke dhene vleresimin “arrest me burg” deri ne perfundim te hetimeve e procesit. Ndoci akuzohet per krimin e vrasjes, ndersa po hetohet nese ajo ka qene me paramendim apo ne kushtet e nje tronditjeje te momentit. Familjaret rrefyen pas ngjarjes se 40-vjecari prej dy vitesh kishte konflikte me te vellane, per shkak te tokes ku Aleksandri po ndertonte shtepine e re. Policia dyshoi edhe per motivet e nderit, pasi vete i dyshuari ka thene se kishte qelluar per pronesi dhe ceshtje morali. Ngjarja ndodhi kater dite me pare, ne fshatin Shelqet, te bashkise se Vaut te Dejes, ne Shkoder. Fillimisht dy vellezerit kane debatuar per kufijte e tokave te tyre dhe me pas situata ka perfunduar ne gjakderdhje.
R.Llazari