Burg per jete Jaho Mulosmanit i bashkohet denimi i Hajdarit

Akuzohej per vrasjen e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit ne shenje hakmarrjeje pas vrasjes se Halil Haklajt e Feriz Kernajes
Apeli denoi dy here nga 25 vite burg ish- Shefin e Rendit te Tropojes dhe la ne fuqi vendimin e Shkalles se pare
TIRAN- Gjykata e Apelit ne kryeqytet la ne fuqi vendimin e denimit me 25 vite burg per Jaho Mulosmanin duke e deklaruar fajtor per vrasjen e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit me 4 gusht 1999 ne Bajram Curri.
Po ashtu ne bashkim te denimeve te dhena per vrasjen e dyfishte te Bashkurtit dhe Hykes si dhe denimin per vrasjen e Azem Hajdarit 33- vjecari Mulosmani duhet te vuaje perfundimisht nje denim kapital me burgim te perjetshem. Vendimi i Apelit erdhi 12 muaj pasi Shkalla e Pare me gjykim te shkurtuar denoi Mulosmanin me 25 vite burg. Sipas vendimit te siguruar nga Shekulli Mulosmani ka kryer vrasjen e dyfishte per hakmarrje.
Sipas vendimit vrasja eshte kryer per hakmarrje pasi Jaho Mulosmani kishte konflikt me vellane viktimes Bislim Hyka shtetasin Jonuz Hyka tashme i vrare. I pandehuri Jaho Mulosmani rezulton se ka qene shef i Rendit Publik ne Komisariatin e Policise Tropoje nga data 1 qershor 1998 deri me 11 gusht 1999. Gjate kesaj kohe i pandehuri Mulosmani eshte konfliktuar me shtetasin Jonuz Hyka ne ate kohe me detyre Drejtor i Policise se Qarkut Kukes.
Disa muaj para vrasjes se Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit i pandehuri Mulosmani i ka dale para drejtorit Hyka dhe ne kercenimin e armes i ka marre automjetin e punes duke i thene se nuk do ia kthente nese nuk e emronte shef te Komisariatit te Policise Tropoje mikun e tij Fatmir Haklaj edhe ky tashme i vrare.
Pas nderhyrjes se disa personave per zgjidhjen konfliktit ai nuk eshte zgjidhur por eshte thelluar me tej dhe palet kane qene te acaruar. Per kete fakt ne ate kohe drejtori Hyka kishte vene ne dijeni drejtuesit e Ministrise se Rendit Publik- thuhet ne vendimin e denimit.
Duke qene se konflikti nuk ishte shuar me 4 gusht 1999 rreth mesdites vetem pak ore pasi ne vendin e quajtur Ura e Cernices ishte hedhur ne ere me mina me telekomande makina ku po udhetonin Halil Haklaj dhe Feriz Kernaja te cilet u vrane e disa te tjere u plagosen Mulosmani kthehej ne qytetin e Bajram Currit.
Sapo mberriti ne vendin e quajtur rrethi i policit ai ka vene re ne trotuar Bislim Hyken vellane e drejtorit Jonuz Hyka.
Menjehere nxori armen e punes te tipit Kallashnikov dhe qelloi ne drejtim te tij me 23 plumba. Mbeti i vrare Bislim Hyka dhe kalimtari Isuf Bashkurti mik i Hykes. Ne vendin e ngjarjes paten dale forcat e policise se Bajram Currit por nuk ishte aty i pandehuri Jaho Mulosmani.
Ai shtate dite pas ngjarjes u largua nga policia. Po shtate dite pas ngjarjes babai i te pandehurit dorezoi armet e Mulosmanit ne komisariat ku edhe i kishte marre. Ekspertet e policise me kerkese te Prokurorise me 20 shtator 2001 kryen akt-ekspertimin balistik ku rezultoi se 23 gezhojat e gjetura ne vendin e vrasjes se Hykes dhe Bashkurtit ishin qitur nga arma qe kishte ne perdorim Jaho Mulosmani.
Dhe bazuar ne kete prove Gjykata e Shkalles se Pare dhe ajo e Apelit e cilesuan fajtor 33- vjetarin dhe e denuan me 25 vjet burg. Ne bashkim denimesh me vendimin e dates 29 prill 2002 kur Jaho Mulosmani Salihi ishte denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e Azem Hajdarit Apeli vendosi perfundimisht denimin e Mulosmanit me denimin kapital.