Rama Te realizojme endrren europiane. LSI force e majte per 1 dite

UPDATE- Le te shpresojme qe e nesermja do te sjelle cka ka mbetur e parealizuar nga endrrat dhe aspiratat e atyre qe prehen ne kete varreze me nje Shqiperi qe gjendet ne nje krize te thelle dhe eshte refuzuar nga Bashkimi Europian per tu bere pjese e saj. Me keto fjale kryesocialisti Edi Rama iu drejtua mediave pas homazheve ne Varrezat e Deshmoreve ne shenje nderimi per Diten e lirimit te vendit.
Rama kujtoi ne kete dite te lavdishme te gjitha ata qe prehen ne Varrezat e Deshmoreve Deshiroj te kujtoj ata qe prehen ketu deshmoret e kombit qe jane vrare ne krye te detyres me uniformen e policise se shtetit dhe per ata ashtu si per te gjithe detyrimi yne eshte i madh te gjithe bashke duhet te cojme perpara punet e kombit shtetit per nje te neserme qe ska arsye te mos permbushe endrren e vjeter europiane qe e pararenden ata qe dhane jeten per kete vend- tha Rama.
Me heret pak para homazheve te opozites te memoriali Nene Shqiperi vendosen kurora me lule kreu i LSI-se dhe perfaqesues te tjere te saj. Sot shqiptaret jane me te lire. Keshtu eshte shprehur kreu i LSI-se Ilir Meta njeheresh numri dy i qeverise gjate homazheve te bera ne Varrezat e Deshmoreve.
Ndonese ne koalicion me PD-ne LSI e cila hyri ne zgjedhje si nje parti e majte ndermerr kete veprim qe mund te perkthehet edhe si nje mesazh per publikun se vijon te ruaje idealet e saj.
Kreu i LSI-se Ilir Meta e vleresoi kete si nje dite te shenuar qe meriton nderim dhe respekt nga te gjithe shqiptaret. Ne fjalen e tij Zevendeskryemistri Meta theksoi se dita e lirimit perkon me nje dimension te rise lirise se Shqipetareve qe eshte Shqiperia pa viza
Sot liria eshte ne nivelin me te larte se asnjehere tjeter dhe ne kete rruge shqiptaret do te arrijne te persosin edhe me tej lirine e tyre dhe do te punojne se bashku per nje Shqiperi Europiane theksoi Meta.
Dita e Pavaresise Topi Nderojme patriotet qe luftuan me arme e pene
Ceremonite zyrtare per Diten e Pavaresise nisen me homazhet ne Varrezat e Deshmoreve. Presidenti i vendit Bamir Topi kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kane zhvilluar homazhe dhe kane vendosur kurara me lule ne Varrezat e Deshmoreve.
Perulemi para patrioteve ideali i te cileve u be realitet- tha Topi duke e cilesuar kete nje feste qe eshte shkruar me germa te arta ne historine e vendit tone.
Sot kujtojme me respekt gjithe patriotet qe luftuan me arme dhe pene per Shqiperine. Luftuan per Shqiperine qe sot ndodhet ne dyert e Europes.- tha Topi.
Nderkohe kryeministri Berisha e quajti kete dite diten me te shenuar ditelindjen e kombit e krenarise se madhe per cdo shqiptar
Sot nderojme themeluesit e pavaresise. I nderojme si nje vend anetar i NATO-s si qytetare te nje vendi qe do levizin te lire ne Europe per here te pare ne histori. Nderimi i shkon familjeve te atyre qe rane por edhe te gjithe shqiptareve te cilet moren nje vend te katandisur ne honet e historise dhe e bene nje vend anetar te NATO-s nje vend qe nderton te ardhmen e tij europiane tha Berisha.
Festohet sot ne gjithe vendin dita e Pavaresise. Aktivitete homazhe ne varrezat e Deshmoreve dhe ceremoni me rastin e kesaj dite te shenuar jane planifikuar te zhvillohen sot. Nderkohe qe festa do te ndihet me shume se kurre padyshim ne Vlore. Qytetin e ngritjes se Flamurit.
Pervit jemi mesuar tashme te shohim politiken shqiptare te festoje e ndare. Nderkohe qe e majta do te kujtoje e nderoje sot Diten e Pavaresise e djathta ka kujtuar edhe festen e Clirimit te vendit.
Lideret boterore kane derguar urimet e tyre per politiken shqiptare me rastin e Pavaresise.
Berisha ka marre mesazhe nga homologu turk Erdogan dhe ai i Cekise nga homologu grek Jorgos Papandreu. Urimeve i jane bashkuar edhe kryeministri kinez se bashku me presidentin e Indokines.
Vetem pak dite me pare ka qene presidenti amerikan Barak Obama qe hapi siparin e urimeve me nje mesazh te perzemert derguar kreut te shtetit shqiptar Bamir Topit.
Mesazhi i Obames
I dashur zoti President
Ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 nentorit Dites suaj te Pavaresise.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Evropian. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Evrope dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme.
Sinqerisht
Barak Obama