Gjykata e Larte Te rigjykohet Rrapo qe u ekstradua ne SHBA
28/11/2010Vendimi i gjykates supreme nxjerr nul urdhrin e ministrit Bujar Nishani
TIRANE- Pavaresisht se ish-sekretari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo tashme eshte ekstraduar ne SHBA Gjykata e Larte i ka quajtur te padrejte dy vendimet per ekstradimin e tij duke e rikthyer serish ceshtjen per gjykim. Me kete vendim relatori i ceshtjes Bensik Ymeraj ka nxjerre nul edhe vendimin e ministrit te Drejtesise Bujar Nishani i cili pak dite me pare firmosi pro ekstradimit te Rrapos ne drejtim te SHBA-ve veprim ky qe pati reagimin e menjehershem te gjykates se Strasburgut. Sipas juristeve ky eshte precedenti i pare qe nje gjykate te quaje te paligjshem ekstradimin ne nje kohe kur te gjitha procedurat jane kryer dhe personi eshte izoluar ne qelite e shtetit ku akuzohet se ka kryer vepra penale. Aktualisht pala mbrojtese do i rikthehet luftes serish ne shkallen e pare ku ashtu si heret e kaluara avokati Ardjan Visha do kerkoje skadimin e afateve te paraburgimit si dhe arrestimin e paligjshem qe eshte kryer brenda ambasades amerikane ne Tirane. Visha sqaroi se ne ditet ne vazhdim do i drejtohet me nje leter gjykates se Strasburgut se ciles do i vere ne dukje shkeljen e te drejtave te njeriut nga autoritetet e drejtesise shqiptare. Nderkohe qe mesohet se vendimi i Gjykates se Larte do i sherbeje avokateve mbrojtes ne SHBA te cilet duke shfrytezuar paligjshmerine e ekstradimit te Almir Rrapos pritet te kerkojne pushimin e gjykimit qe do zhvillohet ne Amerike ndaj te pandehurit Rrapo. Ky i fundit akuzohet ne SHBA se eshte autor i nje sere veprash penale duke filluar nga vrasja me paramendim trafik droge pjesemarrje ne organizata kriminale etj. Ish-sekretari i Ministrise se Jashtme mundi te largohet nga Amerika por pas disa vitesh ai eshte arrestuar ne ambientet e ambasades amerikane ne momentin kur ishte paraqitur per tu pajisur me vize. Me pas ai zhvilloi dhjetera seanca gjyqesore por ne asnjeren prej tyre nuk mundi te fitoje lirine duke u ekstraduar ne drejtim te burgjeve amerikane ku pritet qe se shpejti te dale ne sallen e gjyqit per rivleresim mase.
Kallezim per Nishanin
Avokati mbrojtes i Almir Rrapos kercenoi ministrin e Drejtesise Bujar Nishani se do kryeje ne ngarkim te tij nje kallezim penal per shkak se urdheroi ekstradimin e Rrapos pa pritur vendimin perfundimtar te Gjykates se Larte. Sipas Vishes klienti i tij eshte rrembyer nga qelia ne oren 0200 te mesnates duke ju dorezuar autoriteteve amerikane ne aeroportin e Rinasit. Largimi eshte konstatuar nga familjaret e Rrapos te cilet kerkonin te kryenin nje takim ne ambientet e burgut por qe me pas u njoftuan per ekstradimin.