E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet e Wikileaks dalin 1780 sekrete per Shqiperine

Shumica e materialeve sekrete jane te ambasades amerikane ne Tirane


Dokumentet sekrete te Wikileaks perfshijne edhe Shqiperine. Behet fjale per nje numer te madh dokumentesh sekrete materialesh te nisura nga Ambasada Amerikane ne Tirane dhe materialet te nisura nga sherbimet sekrete amerikane ne vendin tone. Dokumentet jane duke u publikuar minute pas minute dhe deri ne oren 23.00 Shqiperia gjendej ne 1780 dokumente sekrete.


Ne dosjen gjigante me me shume se 250 mije dokumente ndodhen 452 materiale te pergatitura nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Nje kerkim i shpejte ne morine e dokumenteve tregon se 223 here fjala Shqiperi ndodhet ne titullin kryesor te dokumentit. Dokumentet po publikohen me shpejtesi marramendese dhe deri tani nuk dihet permbajtja e plote e tyre.


Duke filluar nga dita e neserme Shekulli do te publikoje te gjitha dokumentet qe kane lidhje me Shqiperine. Dokumentet do te botohen te plota dhe bashkengjitur tyre do te jene edhe faksimilet perkatese. Ambasada Amerikane ne Tirane por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kane bere ende asnje prononcim ne lidhje me dokumentet e publikuara diten e djeshme.


Te gjitha dokumentet jane origjinale dhe jane marre nga arkivat sekrete amerikane. Wikileaks nuk ka redaktuar apo ndryshuar asnje prej ketyre dokumenteve.

Historia qe nisi ne fillim te vitit me nje karte memorie ne duart e nje gazetari anglez

Wikileaks sekretet qe po tregojne pislleqet e qeverive


Nje karte memorie jo me e madhe se sa dy thonj njeriu mberriti ne fillim te vitit ne duart e njerit prej gazetareve te The Guardian.


Pajisja ishte aq e vogel sa mund te vihej ne qafe edhe si varese dhe askush nuk do te dyshonte per te por permbajtja e saj eshte nje bombe qe do te trondite te gjitha kancelarite e botes. Ajo eshte goditja me e madhe qe i eshte bere ndonje here diplomacise amerikane.


Behet fjale per nje material 1.6 gigabajt qe permban miliona fjale me shume se 250 mije tekste dhe dokumente te rrjedhura nga arkivat sekrete amerikane.


Ajo qe do te shfaqet ne ditet dhe javet e ardhshme eshte nje foto e papare te diplomacise sekrete amerikane qe sillet si superfuqi e vetme ne krye te planetit. Ne kete material ndodhen te gjitha komunikimet e 250 ambasadave amerikane ne te gjithe boten.


Aty tregohet se si SHBA negocion ben presion madje ndonje here edhe denigron si aleatet ashtu edhe armiqte e saj. Jane shifra dhe fjale qe nuk duhet te kishin dale kurre nga arkivat sekrete por qe tani do ndryshojne politiken globale.


Aty tregohet per llogarite e detajuara te korrupsionit nga regjimet e huaja dergesat e fshehta te armeve trafikimi i qenieve njerezore dhe shume te tjera.


Disa jane te bazuara ne intervista me burime lokale ndersa te tjerat jane pershtypjet e pergjithshme dhe njoftime te shkruara nga zyrtaret e larte te Departamentit Amerikan te Shtetit.


Materialet jane hartuar ne pergjithesi nga ambasadoret apo vartesit e tyre. Ato nuk permbajne deshmi komplotesh vrasjesh rrembime te CIA-s apo ndermarrje te tilla kriminale si skandali Iran-Contra ne vitet e Regan kur luftetaret anti-Nikaragua u financuan ne menyre te fshehte.


Ushtria amerikane beson se ajo e di se ku eshte burimi i rrjedhjes me te madhe te informacionit ne historine e njerezimit. Nje ushtar Bradley Manning 22-vjec ka qene mbajtur ne izolimit per shtate muajt e fundit dhe do perballet me nje gjyq ushtarak ne vitin e ri.


Analisti i ish-sherbimit te fshehte eshte i ngarkuar me shkarkime te paautorizuar te materialit te klasifikuara teksa sherbente ne nje baze ushtarake jashte Bagdadit. Ai eshte i dyshuar per marrjen e kopjeve te arkivit jo vetem nga Departamenti i Shtetit por edhe video te ushtrise.


Ne ndihme te spiunit me te madh ka ardhur e paparashikueshmja Ledi Gaga. Autoritet amerikane kane pergjuar nje bisede mes Manning dhe nje hakeri ku ky i fundit i shpjegonte burimit se do perdorte nje CD te Ledi Gaga per te transportuar materialet. CD eshte i rishkrueshem. Fshij muziken dhe mbi te shkruaj materialet.


Askush nuk do te dyshoje per kete gje. Gjate kesaj kohe ti sillu sikur po degjon Ledi Gaga
Manning ia tha kete bisede korrespondentit te tij Adrian Lamo i cili me pas e denoncoi ate tek autoritetet.


Hillary Clinton dhe disa mijera diplomate ne te gjithe boten do te pesojne nje krize ne zemer kur te mesojne se e gjithe magazina e diplomacise amerikane do te behet publike- tha Lamo. Por pergjigjja e Manning ishte Informacioni duhet te jete i lire. Ai i perket opinionit publik...

Themeluesi i rrjetit e dergoi informacionin ne pese gazeta te medha boterore

Bien serveret e Wikileaks ngarkese apo sulm


Ne diten kur Wikileaks faqja e internetit qe po trondit qeverite me te medha boterore njoftoi per publikimin e dokumenteve sekrete qe tregojne marredheniet e fshehta mes qeverive te ndryshme serveret e saj jane bere te paarritshem. Wikileaks zakonisht shkon offline pak ore para publikimit te dokumenteve sekrete per tu dhene kohe ngarkimit te tyre. Por diten e djeshme ato nuk u hapen kurre.


Duke parashikuar kete gje Wikileaks ka shperndare informacionin ne pese gazetat me te medha ne bote. Themeluesit i Wikileaks Julian Assange ka zgjedhur The Guardian ne Britani New York Times ne SHBA LeMonde ne France El Pas ne Spanje dhe Der Spiegel ne Gjermani per te shperndare informacionin e tij.


Materiali i eshte dhene ketyre gazetave qe ne fillim te vitit dhe ato kane pranuar qe do ta mbajne te fshehte deri ne daten e caktuar. Dje pasdite ishte orari final dhe keto gazeta kane publikuar informacionin ne faqet e tyre online.


fare eshte Wikileaks


Wikileaks eshte nje organizate mediatike jofitimprurese qe ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare te siguruara ne nga burime sekrete.


Kryesisht behet fjale per dokumente sekrete te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe te gjitha strukturave te tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange i cili eshte person ne kerkim nga Sherbimet Sekrete amerikane.


Duke nisur nga viti 2006 Wikileaks ka publikuar qindra mijera dokumente sekrete amerikane per shume shtete te botes. Ne tetor organizata publikoi 400 mije dokumente sekrete amerikane per luften ne Irak. Kjo solli pothuajse shkaterrimin e imazhit te ushtrise dhe politikave amerikane ne rajon.


Dje Wikileaks publikoi 250 mije dokumente te reja qe hedhin drite mbi marredheniet e SHBA-se me shtetet e tjera te botes informacione sekrete per aktivitete nga me te ndryshmet dhe dokumente qe tregojne diplomacione e fshehte amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›