E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg per taksistin e hakmarresve

Taksisti Xhelal Poleshi i cili akuzohet se ndihmoi atentatorët e vëllezërve Shkreta, do te qëndrojë ne burg. Gjykata e Laçit vendosi për atë masën e sigurisë, arrest me burg, bazuar te provat e paraqitura nga prokurori.
Poleshi ka denoncuar vjedhjen e mjetit te tij tip benz pak pasi ndodhi krimi, por me pas ekspertwt dyshuan se ai ishte njeri nga personat qe i ka dhenë ndihme te dyshuarit për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait te tij, Jetmir Llanit.
Ndërkaq familja e taksistit është larguar nga Fushe Mamurrasit, ndërsa jetonin mjaft afër me familjen e viktimave. Nuk dihet ende deri ne cilën shkalle është implikimi Poleshit, por organi i akuzës dhe polica besojnë ne grumbullimin e provave te mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›