Hakmarrja ne Mamurras flet Aurel Shkreta

Vetëm arrestimi i Jetmir Llanit, i vëllait të tij dhe dënimi maksimal nga drejtësia mund te ndale zinxhirin e vrasjeve mes familjeve llani e shkreta ne Mamurras.
Kështu është shprehur gjate një interviste për “ABC News” Aurel Shkreta, i cili i ka ende 4 plumbat ne trup te marra ne priten e pasdites se te dielës ku mbeti i vrare vëllai Gentiani.
Aureli është dhe dëshmitari i vetëm qe identifikon Jetmir Llanin si autor ne ngjarje.
Por si është e mundur qe dy familjet te cilat kishin miqësi mes tyre te futen ne një konflikt hasmërie te tillë ja çfarë thotë Aureli.
Familja e Aurelit ruhet nga FNSH, por dhe përsa kohë do ta ruajnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe a do ja dalin ta mbajnë larg hasmit këtë familje.
Edhe familja e Jetmir Llanit, është mbyllur në banesa duke u ruajtur nga ndonjë tjetër krim hakmarrës, nga Shkretët, ndërsa Jetmir Llani, vazhdon të jetë në arrati i pamundur të kapet nga policia, edhe pse për arrestimin e tij janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA.