E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vdes ne sallen e operacionit 11 vjecari

Një i mitur ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes së mjekëve në sy. Menjëherë pas denoncimit nga familjarët, policia ka nisur hetimet, ku paraprakisht bëri të ditur se një 11-vjeçar, D. Almadhi ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni kirurgjikal që po kryente në sy në spitalin francez në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërhyrja kirugjikale u krye për shkak të sëmundjes ‘Ptosis palpebral’ (rënie e qepallës) nga mjekë të huaj që asistojnë në këtë spital. Familjarët kryen denoncim ndaj mjekëve në komisariatin numër 4, ndërsa grupi hetimor sekuestroi kartelën e pacientit të vogël nga spitali. 
Policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë dhe priten përfundimet që do të përcjellin mjekët e autopsisë. 
Ndërkaq mjekët nga ana e tyre shpjeguar se shkak i vdekjes së fëmijës ka qenë anestezia e kryer. Sipas bluzave të bardha fëmija nuk ka përballuar dot anestezinë dhe ka humbur jetën gjatë operacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›