Acari godet New York-un pas Sandy-t, kryeqyteti i botës në terr (FOTO)
SHBA- Dhjetra e mijëra banorë të New York-ut kanë humbur sërish energjinë elektrike, pasi një stuhi dimri ka goditur zonat që ende po sherohen nga ndikimi shkatërrues i urganit Sandy.
BBC-ja raporton se shumë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe nga stuhia është prekur edhe transporti publik.
Erërat frynë me 100 km/h duke sjellë rrëzimin e pemëve dhe linjat e energjisë elektrike. Kompanitë e energjisë në dy shtete raportojnë se 100 mijë konsumatorë po vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike. Sakaq tashmë 650 mijë ndërtesa ishin pa energji, një javë pasi uragani Sandy vrau më shumë s e 100 njerëz.
Pas Sandy-t mbërrin dëbora
Por dëmet nga stuhia e fundit ishin më të vogla se nga uragani. Kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg tha se zonat e ulëta nuk ishin përmbytur në baticën e së mërkurës.
Zoti Bloomberg tha se ai ishte ende i shqetësuar për sigurinë e atyre zonave ku mbrojtjet e përmbytjeve ende nuk ishin riparuar. Por ai tha se nuk kishte nevojë për evakuime të detyrueshme, sepse nuk pritej që stuhia të jetë aq e fortë sa Sandy.
Reshje dëbore në New Jersey
Presidenti Obama foli me guvernatorin e Neë York-ut dhe New Jersey-në të mërkurën, me diskutime të fokusuara në mungesat e karburantit të vazhdueshme në rajon. Linjat e mëdha ajrore anuluan fluturimet në dhe nga New York-u dhe New Jersey përpara stuhisë.
Borë në New York
Deri tani 95,000 njerëz janë regjistruar për nevojë strehimi emergjent në New York dhe Neë Jersey, pas Sandy, sipas Agjencisë Federale amerikane të Menaxhimit të Emergjencave. Ajo shtoi se ishte e gatshme të vendosë burime shtesë nëse është e nevojshme.
Dorina Bilbili/IDEA/


