Burg përjetë për të fortin e Lushnjës
17/02/2011 Prokurorët lexojnë pretencën, i kanë kërkuar gjykatës dënimin me burgim të përjetshëm të Aldo Bares
Kapobanda në gjykatë përballë 12 akuzave të ngritura nga Prokuroria, vrasje dhe krijim organizate
TIRANE- I vrenjtur në fytyrë dhe me kokën ulur, kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka dëgjuar me qetësi nga kafazi i hekurt pretencën e prokurorëve Bensik Muçi dhe Gentian Trenova, të cilët i kërkuan gjykatës shpalljen fajtor të të pandehurit, duke kërkuar një dënim të përjetshëm. Gjatë leximit të pretencës prej 48 faqe prokurorët thanë se i pandehuri Aldo Bare gjatë viteve 1997-2005 ka drejtuar një nga grupet më të rrezikshme në vend, grupin e ashtuquajtur “Banda e Lushnjës”. Nga hetimet e kryera mbi aktivitetin kriminal të kësaj bande është provuar se Bare ka kryer vrasjen e shtetasit Genci Kashari në vitin 1997, shtetasit Masar Ali, Nimet Zeneli dhe një sërë krimesh të tjerë. Sipas Prokurorisë, krimi më monstruoz dhe që është kryer në gjakftohtësi nga Aldo Bare është vrasja e kundërshtarit të tij Artur Daja, të cilin pasi e ka vrarë trupin e ka hedhur në erë me eksploziv, ndërsa kokën e Dajës e ka shëtitur në rrugët e qytetit të Lushnjës. I pandehuri Aldo Bare thirrej ndryshe nga ushtarët e tij me nofkat: “I madhi”, “Profesori”, “Kryetari” etj. Aldo Bare është personi i fundit që do dënohet nga gjykata, pasi të gjithë anëtarët e bandës së drejtuar prej tij janë dënuar.
Vrasja e Gramoz Selmanit
Në muajin korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi Ramadan Shkurti, i vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti me emër të ndryshuar Aldo Bare. Në këtë datë i pandehuri Aldo Bare, së bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija janë nisur me një autoveturë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja. Kur janë afruar rreth disa metra i pandehuri Aldo Bare, së bashku me personat e tjerë të ndodhur në automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit të goditjes edhe nga ana e lokalit kanë filluar të qëllojnë në drejtim të automjetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Në verandën e lokalit nën shoqërimin e shtetasit Artur Daja ndodheshin familjarë të tij, shtetasi Gramoz Selmani, dëshmitari kryesor i këtij procesi gjyqësor.
Vrasja e Xhevat Demirit
Pikërisht në këtë periudhë më datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës viktima së bashku me familjarë të tij janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe të pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë i pandehuri Arben Borici, i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes është afruar me shpejtësi dhe në autoveturë kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.
Vrasja e Nimet Zenelit
Më datë 13.02.1998 në vendin e quajtur Kolonjë të rrethit Lushnjë është vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Në rrugën automobilistike persona të armatosur, ku ndërmjet të tjerëve dhe të pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanë zënë në pritë fuoristradës Tojota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kanë parë furgonin të afrohej kanë qëlluar me armë automatik në drejtim të tij. Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani. Menjëherë shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrë nga rruga makinën dhe të tre personat kanë dalë nga furgoni dhe janë larguar me vrap. Të pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kanë ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të këtyre të fundit, duke vrarë shtetasin Nimet Zeneli. Pas disa ditësh lidhur me këtë ngjarje, anëtarët e Bandës së Lushnjës në bashkëpunim me në krye Aldo Baren kanë vrarë dhe shtetasin Masar Aliu. Kjo vrasje pasohet nga eliminimi fizik i Luan Bilbilit dhe deri tek eliminimi i shtetasit Artur Daja.
Pretenca e plotë së bashku me akt-akuzat
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Aldo Bare për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim të shtetasit Genci Kashari dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim.
2. “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim të mbetur në tentative të shtetasit Artur Daja dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.
3. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri, si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
4. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Nimet Zeneli, si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
5. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentative të shtetasit Masar Aliu si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me 25 vite burgim.
6. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë të shtetasit Gramoz Selmani si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me 25 vite burgim.
7. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Masar Aliu, si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
8. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Luan Bilbili, si vepër penale të kryer në kuadër të Organizatës Kriminale, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
9. “Mbajtjes pa leje të armës luftarake, dhe dënimin e tij me 5 vite burgim.
10. “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës të shtetasit Shkëlqim Haxhiu, duke e dënuar me 5 vite burgim.
11. “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale”, dënimin 10 vite burgim.
12. “Krijimit të organizatës kriminale” dhe dënimin e tij me 8 vite burgim.
13. Vuajtja e dënimit për të pandehurin të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.