Topalli: Reforma zgjedhore do të realizohet shumë shpejt
.jpg)
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur optimiste për realizimin në kohë të reformës zgjedhore. Duke folur në aktivititenin e organizuar në kuadër të Muajit të Evropës me Federalistët e Rinj Europian “JEF”, Topalli theksoi miratimi i një numri të madh të ligjeve me 3/5 dhe realizimi i reformës zgjedhore do të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Unë jam optimiste që edhe reforma zgjedhore do të finalizohet shumë shpejt. Reforma Parlamentare të mbyllet në pak ditë. Asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë, do të bëjmë një hap tjetër, do të hapim një stacion tjetër në historinë tonë drejt BE-së”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Ajo gjithashtu theksoi se po punohet në të gjitha komisionet për të miratuar të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.
“Në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe pas dy viteve të bllokimit dhe të bojkotimit nga opozita pas marrëveshjes së 16 nëntorit po punohet në të gjitha komisionet parlamentare nga mazhoranca dhe opozita për të kaluar ligje që janë reformat të cilat kërkojnë 3/5 e votave. Ishte e pamundur të votonim përpara për shkak se opozita bllokonte votën”- tha Topalli.
Ndërkaq Federalistët e Rinjë Europian deklaruan se puna e Kuvendit është gurë themeli për integrimin europian të Shqipërisë. Ata u shprehen se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në axhendën europiane dhe se shpresojnë që këtë vjeshtë vendi ynë të marrë statusin e vendit kandaidat ndërkohë që rinia do të luajë rolin e saj në këtë proces.