E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg të përjetshëm për ish ministren e Ruandës

Gjykata e OKB-së për Ruandën ka dënuar me burg të përjetshëm gruan e parë që akuzohet per genocid para një gjykate ndërkombëtare.

Pauline Nyiramasuhuko, 65 vjeçe, një ish ministre është akuzuar për genocid dhe nxitje të dhunës në Ruandën jugore ne vitin 1994.

Verdikti i sotëm vjen 14 vjet pas arrestimit të saj. Ajo është femra e vetme e burgosur në Tribunalin për Krime Lufte në Ruandë.

Në Ruandë kanë humbur jetën 800 mijë persona, kryesisht pjesëtarë të fisit tutsi në një periudhë kohore prej 100 ditëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›