E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton uron kroatët dhe sllovenët për pavarësi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka dërguar telegrame urimi Republikës së Sllovenisë dhe asaj të Kroacisë me rastin e ditës së pavarësise të dy ish- Republikave Jugosllave.

Në telegramin e urimit për Kroacinë, Klinton ka thënë se i “uron popullit të Republikës së Kroacisë festën e 20 vjetorit të pavarësise të tyre më 25 qershor.
Ndërkaq në telegramin për Slloveninë, Klinton ka kujtuar se në vitin 1991, Sllovenia është përballur më një të ardhme të paqartë.

“Mirëpo, pas vetëm 20 vjetësh, shteti juaj është model për rajonin. Sllovenia i ka befasuar fqinjët e saj dhe botën, duke u transformuar në një shoqëri demokratike”, thuhet në telegramin e Hillari Klintonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›