Burgaj Bilanci i krimeve vazhdon te rritet ne 10 muaj 100 vrasje
Nje bilanc i larte dhe i frikshem llogaritet numri i vrasjeve pa perfunduar ende viti 2011. Qe nga muaji janar e deri me sot numerohen rreth 100 vrasje ne blloqet e policise se shtetit. Nje shifer e larte nese kjo do te krahasohet me vitet qe jane lene pas. Eumlshte thene edhe ster thene nga drejtues te policise se shtetit se duhet te ulet numri i vrasjeve por vihet re se ky premtim nuk eshte mbajtur nga ata. Madje ne 13 korrik 2011 edhe vete Drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka vene theksin se sezoni veror qe kaluam do te ishte mjaft i qete por ky premtim hidhet posht nese do te shohim shifrat te cilat jane realiste. Nderkohe qe vetem ne muajt korrik gusht jane shenuar 32 te vrare duke mos perfshire ketu muajin shtator i cili ka pasur edhe vrasje te bujshme sic eshte ekzekutimi me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjithashtu ne kete vit ka shenuar nje kurbe rritjeje dhe krimi ne familje si dhe vrasjet per pronat apo edhe grindjet e castit nuk jane lene pas. Pervec armeve te zjarrit ne vrasje eshte perdorur edhe lenda eksplozive ku oficeret e policise gjyqesore e kane te veshtire zbardhjen e ketyre lloj vrasjesh pasi lenda plasese nuk te le mundesi per te marr shume prova. Por ndersa jemi ne mes te muajit tetor ajo qe shihet dukshem eshte numri 100 i vrasjeve ku edhe pse policia ka arritur te gjej autorin kur shenohet krim brenda familjes vrasjet e bujshme mbetet enigma e arsyeve.