Drejtesia hap driten jeshile per ekstradimin e Ilir Kumbaros
Kolegjet e bashkuara kane vendosur dje qe te lene ne fuqi vendimin e gjykates se Apelit masa Arrest me burg per ish-agjentin e SHISH-it
Arrest me burg eshte masa qe Kolegjet e bashkuara kane vendosur dje ndaj Ilir Kumbaros ish-agjenti i SHISH-it i kerkuar nga drejtesia shqiptare per rrembim dhe torture. Pas nje seance te zvarritur qe ishte parashikuar te fillonte ne oren 900 te mengjesit e qe filloi ne 1400 te pasdites u mor vendimi se masa e sigurise ndaj Kumbaros ishte e ligjshme. Ishte prokurori i ceshtjes Artur Selmani ai qe kerkoi me ngulm lenien e mases ne fuqi dhe ekstradimin e Kumbaros me pas ne Shqiperi. Ndersa nga ana tjeter avokati mbrojtes Bregu e cilesoi kerkesen e prokuroreve te paligjshme pasi sipas tij keto kerkesa nuk mund te paraqiten gjate gjykimit dhe nuk mund te gjykohen nga i njejti trup gjykues qe gjykon dhe ceshtjen e themelit.
Reagimi i Ardian Hoxhes
Menjehere pas dhenies se vendimit te drejtesise shqiptare ka reaguar djali i Remzi Hoxhes. Ai ka shprehur kenaqesine rreth ketij vendimi dhe ka kerkuar qe procesi ne vijim te mos zvarritet. Rreth kesaj ai eshte shprehur Normalisht gjithmone kur degjojme qe procesi shkon perpara jemi te kenaqur. Dhe e kunderta kur nuk degjojme se gjerat nuk shkojne ashtu sic duhet jemi te shqetesuar. Ne sic deklarova edhe ne konferencen per shtyp para disa ditesh jemi duke pritur prej 16 vitesh qe sistemi i drejtesise ne Shqiperi te beje punen e vet. Dhe kerkojme qe procesi te mos zvarritet dhe te shkoje perpara... Ilir Kumbaro e di i gjithe opinioni edhe ne prokurori eshte e dokumentuar se eshte nder personat kyc te ceshtjes dhe faktikisht Ilir Kumbaroja eshte personi i cili babai im i ka ngelur ne dore do te thote kane qene torturat e Ilir Kumbaros qe i kane marre jeten babait tim dhe kjo do te deshmohet edhe ligjerisht.
Kumbaro eshte nje nga kater personat e akuzuar per ceshtjen e rrembimit me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995 ne Tirane. Ai ka mundur ti shpetoje drejtesise shqiptare per nje kohe shume te gjate. Ilir Kumbaroja jeton ne Britani ne nje banese sociale ne saje te ndihmes sociale qe shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se nuk kishte mundesi te punonte.