E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino Refuzimi Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve e drejte kushtetuese e presidentit

Gjate nje deklarate per shtyp zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino ka reaguar ndaj kthimit per rishikim ne Kuvend ne lidhje me draft-ligjin Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve i cili nuk u dekretua nga Presidenti Topi dhe eshte dhe kundershtuar nga Partia Socialiste edhe pse eshte nje ligj i miratuar nga vete ajo ne vitin 2003. Bino me tej thekson se refuzimi nga Presidenti eshte nje e drejte kushtetuese e tij. Por refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese eshte padyshim nje akt i paster politik ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e Qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve te BE-se. Sipas zevendesministrit Bino ligji eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar te deritanishem i cili nuk shfaq asnje kundershtim ne mes dispozitave te tij por eshte hartuar me kerkesen ekspertizen e financuar dhe te mbikqyrur nga Bashkimi Europian nepermjet projektit INPAEL.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›