Burgaj Fenomeni kanabis do zhduket njehere e pergjithmone te ne
Policia e Shtetit do të përdorë metodat më të ashpra deri në kufijtë maksimalë që lejon ligji për të bërë të mundur që “fenomeni kanabis” të zhduket njëherë e përgjithmonë nga territori i Shqipërisë”, deklaroi Hysni Burgaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë një takimi që zhvilloi me nxënësit e ciklit parauniversitar në qytetin e Gjirokastrës.
Mimoza Çomo, prefektja e qarkut të Gjirokastrës, tha se sivjet ka filluar puna në hartimin e programeve në ngritjen e grupeve të punës, në riorganizimin e strukturave parandaluese dhe goditëse, në sensibilizimin e opinionit etj.
Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit, u shpreh se asnjë banor i këtij fshati s’do të kultivojë më bimë narkotike, pasi këtij fenomeni i ka ardhur fundi.
Lazarati prej vitesh është etiketuar nga ndërkombëtarët një komunë me njollë të zezë në hartën e Shqipërisë për kultivimin e bimës narkotike.