Studiuesit shqiptarë: Ndaj çamëve e hebrenjve, spastrim etnik
TIRANE-Shqiptarët e Çamërisë kanë pësuar të njëjtin fat në Greqi si edhe hebrenjtë. Ky ka qenë konkluzioni që doli gjatë një konference shkencore ndërkombëtare treditore (6-8 prill 2011), organizuar me studiues nga gjithë bota në universitetin "Millersville" të Pensilvanisë, SHBA.
Nën okelion "Kujtime mbi Holokaustin dhe Genocidin", në konferencën që organizohet çdo vit, krahas studiuesve nga shumë vende të botës ishin të ftuar edhe studiuesit shqiptarë Hajredin Isufi, Blerina N. Sadiku dhe Agron Alibali.
Sesioni i tretë i kësaj konference, i titulluar "Holokausti dhe Shqipëria - Një histori e kurajës dhe i titulluar "Holokausti dhe Shqipëria"mbijetesës", u përqendrua mbi shqiptarët.
Johanna Neuman, studiuese në muzeun mbi Holokaustin në SHBA parashtroi sjelljen kurajoze të shqiptarëve gjatë pushtimit nazist, duke nënvizuar faktin historik se shqiptarët mbrojtën jo vetëm hebrenjtë rezidentë në Shqipëri, por u bënë strehë edhe për qindra të tjerë që erdhën nga vendet e Ballkanit.
Blerina N. Sadiku, nga instituti për Çamërinë, autore e librit të sapo botuar në Tiranë "Lindja e çështjes çame: 1820-1943", mbajti kumtesën "Një vëzhgim historik i politikave të qeverisë greke ndaj shkollave shqiptare në Çamëri". Studiuesja e re solli fakte interesante mbi sjelljen e qarqeve nacionaliste dhe fetare greke ndaj komunitetit çam. Sipas saj, në mesin e shek. XIX qarqet nacionaliste greke, kisha dhe kleri grek, iu kundërvunë me të gjitha përpjekjet përhapjes së shkollës dhe gjuhës amtare të etnive jo greke aty. Greqia, ashtu si Shqipëria, kishte nënshkruar në Lidhjen e Kombeve deklaratën e mbrojtjes së minoriteteve, deklaratë që siguronte mbrojtjen e plotë të gjithë banorëve pa dallime fetare, kombësie, race apo vendlindjeje. Pakicave, sipas kësaj deklarate, u garantohej lejimi i gjuhës amtare, të kishin institucionet arsimore, në të cilat të përdornin lirshëm gjuhën e tyre amtare. Ndryshe nga Shqipëria që hapi dhjetëra shkolla për minoritetin grek, Greqia bëri të kundërtën, duke dashur të mbyste edhe përpjekjet e vetë çamëve për arsimim në gjuhën shqipe. Sipas studiueses, "mjetin kryesor për asimilimin e etnive të huaja të përfshira progresivisht në kufijtë e shtetit grek, Athina e shihte tek mosnjohja e minoriteteve, e gjuhëve të tyre kombëtare dhe tek helenizimi i tyre nëpërmjet shkollës dhe politikave sociale.
Historiani i njohur Hajredin Isufi, me temën "Komunitetet e dëmtuara - hebrenjtë dhe shqiptarët: 1820-1944", përmes dokumenteve historike argumentoi përpjekjet për spastrim etnik dhe fetar në Greqi. Sipas tij, kjo politikë shkaktoi tragjedi për komunitetet jogreke si hebrenjtë, shqiptarët, vllehtë etj. Sipas H. Isufit, nga një prej varrezave më të mëdha hebraike në Ballkan dhe Evropë, asaj të Selanikut, tashmë nuk ekziston asnjë gjurmë.
Ndërsa Agron Alibali, nga universiteti i Massachusetts, Boston, trajtoi temën "Aspekte të prezencës ë hebrenjve në Shqipëri", duke e vënë theksin tek toleranca dhe bashkëjetesa e shqiptarëve me pakicat me etni dhe besim tjetër nga vendasit.