Aksident me perplasje motorash me 4 te plagosur 2 rende
Dy aksidente në qytetin e Beratit kanë shkaktuar katër të persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mesditën e të premtes në lagjen "Uznovë" në dalje të qytetit, ku dy mjete tip motor janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 60-vjeçarit Nexhmi Çela, agronom pranë Drejtorin e Bujqësisë në këtë qytet.
60-vjeçari, banor i fshatit Kutalli ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij kur një tjetër motor e ka marrë para.
Në këtë të fundit, ndodheshin dy persona të cilët edhe ata u dëmtuan.
Të tre personat janë dërguar në spitalin e qytetit ku dhe i janë nënshtruar mjekimit spitalor.
Ende pa u shuar zhurma për këtë ngjarje, një tjetër aksident ndodhi po në qytetin e Kuçovës.
Nuri Brisku, 45 vjeç, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij motor.
Ka qenë një makinë me targa të qytetit të Kuçovës që ka shkaktuar përplasjen e mjetit i tij.
Policia e Beratit përveç hetimit për të dy ngjarjet, duket se do të nis edhe një operacion për ndalimin qarkullimin e motorave.