Protokolli i integrimit Greqia: S'ka përgjigje Shqipëria: S'kemi draft
TIRANE- Shqipëria nuk i ka kthyer asnjë përgjigje qeverisë greke pas një propozimi që ka ardhur nga shteti fqinj i BE, për një protokoll bashkëpunimi për integrimin.
Në një artikull të botuar sot në Gazeta Shqiptare, me titull “Greqia: Shqipëria, s’kemi përgjigje për protokollin” të gazetares Anila Basha shkruhet se diplomatët grekë, kanë bërë propozimin që para muajit janar, duke e përsëritur atë edhe në takimin e fundit zyrtar që kanë pasur me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme shqiptare zotin Turdiu, por, deri tani, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë që nga burimet diplomatike shqiptare, të cilave u referohet po kjo gazetë, kanë thënë se Shqipëria nuk është kundër një nisme të tillë, por deri tani nuk ka pasur një draft konkret mbi të cilin mund të negociohet. Madje, burimet diplomatike shqiptare kanë shkuar më tej duke thënë se kjo çështje nuk është ngritur më parë gjatë këtyre muajve as nga ambasadori grek.
(Detajet mund ti lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)