Burgaj: Tashmë femrat edhe në forcat RENEA
Tiranë- Femrat tashmë do të jenë pjesë e të gjitha strukturave të policisë shqiptare, madje edhe në forcat speciale RENEA. Këtë deklaratë e bëri sot, në punimet e forumit për rolin e gruas në polici, kreu i policisë së shtetit Hysni Burgaj, gjatë takimit me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth.
Sipas kreut të policisë shqiptare Burgaj, do të mbështetët forcimi i rolit të gruas në polici, duke bërë që gratë të jenë kudo ku ka nevojë komuniteti.
Kjo është kënaqësi e veçantë, do të keni të gjithë përkrahjen e duhur per tu bërë pjesë e vërtetë e operacioneve të tilla dhe drejtimi juaj do përqendrohet drejt terrenit, atje ku komuniteti shikon, ku ju me aftësitë tuaja dini të komunikoni më me etikë nga gjithë të tjerët- shtoi Burgaj.
Sipas tij vitet e fundit janë pranuar 132 femra në rradhët e policisë shqiptare, dhe rritja në numër e tyre do të vazhdojë të përkrahet. Duke bërë thirje që të luftohen mentalitetet e vjetra.
Numri duhet të vijë në rritje dhe organizata e policisë do marrë fizionominë që i takon. Ju ftoj të luftojmë mentalitetet e vjetra për tiu shmangur terrenit, gra duhet të ketë në kufi, në rend, qarkullim rrugor, gjithandej- deklaroi kreu i policisë së shtetit.
Shkrime të tjera me interes: