Matias Samer: Federata spanjolle, sjellje mizore!
Drejtori sportiv i Bajernit, Matias Samer, ka shprehur një shqetësim të madh për sjelljen dhe komunikimin e Federatës spanjolle. Ish-drejtuesi i federatës gjermane ka mbajtur një qëndrim kritik, për shkak se dy lojtarët spanjollë të Bajernit, Tiago dhe Martinez, u kthyen shumë të lodhur pas grumbullimit me kombëtaren. “Martinez erdhi në një gjendje të mjerueshme, shumë të keqe nga Ekuadori, prandaj dhe trajneri e la të çlodhej në Mynih. Nuk e kuptoj sjelljen mizore të federatës spanjolle. Ata po nëpërkëmbin këta lojtarë. Komunikimi i tyre është katastrofë. Së pari, njoftimet dhe ftesat i sjellin me vonesë dhe nuk dinë të mbajnë një ekuilibër me klubet që paguajnë për gjendje e këtyre lojtarëve. Nëse sjellja e tyre nuk përmirësohet, atëherë do të ndryshojmë sjellje edhe ne. E dimë që lojtarët ndihen të lumtur kur luajnë me kombëtaren, por ata nuk duhen keqtrajtuar”, - tha Samer. (e.i/balkanweb)