E Diel, 1 Nëntor 2026

Hong Kong, një diamant blu mjaft i rrallë në ankand këtë vjeshtë

HONG KONG- Një diamant i rrallë blu do të nxirret në ankand në tetor në Hong Kong, për një çmim që mund t'i kalojë 20 milionë dollarë, pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike kineze, njoftoi sot Sotheby's (shoqëri ndërkombëtare e shitjeve në ankand të veprave të artit ose bizhuterive).

"Shitja e Diamantit të parë blu , një gur i çmuar 7,59 karat, pritet të tërheqë koleksionistë nga mbarë bota", deklaroi Quek Chin Yeow, zëvendës drejtor i Sotheby në Azi.

"Ekonomia kineze është ngadalësuar, por koleksionistët e luksit janë gjithmonë të pranishëm. Shitjet në Hong Kong kanë qënë shumë të mira", pohoi ai.

Guri i çmuar, me formë të rrumbullakët, pritet të shitet me 19 milion dollarë amerikanë, ai do të jetë diamanti më i shtrenjtë në botë.

Hong Kongu, territor në jug të Kinës, është shndërruar në treg për ankandet e veprave të artit, verës së rafinuar dhe gurëve të çmuar për shkak të afërsisë më Kinën dhe milionerët saj.

Diamanti blu është gur shumë i rrallë në treg. Prerja e rrumbullakët e diamantit të parë blu është gjithashtu e pazakontë për diamantet blu.

Diamanti më i famshëm blu është ai i Francës, në pronësi të Luigjit XIV, i vjedhur në vitin 1792, ridimensionuar dhe bërë ndoshta Diamonti Hope, ekspozuar në Muzeun e historisë natyrore në Uashington.

Diamanti blu do të nxirret në ankand më 7 tetor. Pronari aktual i tij dëshiroi të mbetet anonim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›