E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj në Gjirokastër: Luftë pa kompromis kultivimit të bimëve narkotike, me përjashtim të Lazaratit

Share

Këto deklarata sikur nuk shkojnë me njëra- tjetrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ishte në Gjirokastër, ku deklaroi se ndaj kultivimit të bimëve narkotike është shpallur një luftë e pakompromis. Megjithatë ai pranoi se Lazarati vijon të jetë problematik në këtë drejtim.

Brenda një viti, në disa komuna në qarkut të Gjirokastrës, kultivimi i bimës narkotike është zhdukur. Përjashtim bën vetëm Lazaratit. Ju përgëzoj për rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, por kërkoj nga ju më shumë impenjim, angazhim dhe rritje të forcës goditëse kundër trafikut të bimëve narkotike, tha Burgaj. Drejtuesi i policisë premtoi se do ketë masa që do të shkojnë deri në konfiskimin e pasurive të përfituara nga trafikimi i lëndëve të jashtëligjshme.

Sipas BW, Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit, tha se këtij fenomeni po i thuhet stop nga qeveria shqiptare, nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndaj edhe ne si banorë të këtij fshati do ti themi përfundimisht stop.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›