E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet një argjendari, policia arreston menjëherë autorët

Foto ilustruese

Tiranë Në mesditën e sotme, shumë pranë sheshit Avni Rustemi në kryeqytet dy persona të armatosur dhe me maska kanë arritur të grabisin një argjendari.

Por, dy grabitësit Rigers Leka dhe Dorian Mehbetaj janë vënë në pranga sapo kanë dalë nga argjendaria.

Njëri prej tyre, gjatë grabitjes ka qëlluar me tytën e pistoletës shitësin dhe më pas ka rrëmbyer sende me vlerë.

Kanë qenë forca e policisë së Komisariatit nr.1 të kryeqytetit ata që kanë ndërhyrë menjëherë sapo grabitësit kanë tentuar të largohen.

Ndërkohë, është arrestuar edhe Rigers Leka, si bashkëpunëtorë i tyre./F.S/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›