Shtyhet për të mërkurën zgjedhja e nënkryetarit të ri të KLD
Share
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shtyjë për të mërkurën zgjedhjen e nënkryetarit të ri.
Mbledhja është shtyrë për shkak të takimit të presidentit Topi me kryeministrin çek Petr Necas i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Mbledhja u ndërpre pak para mesditës, kur tre anëtarë të KLD-së kërkuan që nënkryetari i ri të zgjidhej në një tjetër ditë.
Me rifillimin e mbledhjes, Presidenti Topi ka propozuar si pasues të Kreshnik Spahiut, Ilir Mustafajn, por propozimi i tij nuk është kaluar për votim, pasi ka pasur debate mes anëtarëve të KLD-së.