Burgaj në Kukës për zhdukjen e 6-vjeçares

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka shkuar në qytetin e Kukësit për të parë nga afër hetimet lidhur me zhdukjen e 6-vjeçares, nga fshati Zapod.
Burgaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Kukësit. Kreu i Poliscisë së Shtetit tha se janë intensifikuar kërkimet për zhdukjen e 6-vjeçares ndërkohë që policia ka vënë shpërblim prej 30 milionë lekë të vjetra për personat që japin të dhëna.
Sipas Burgajt për gjetjen e vazjës po bashkëpunohet edhe me policinë e Kosovës dhe të Maqedonisë.
Prej 9 ditësh nuk dihet asgjë për 6-vjeçaren, Bleona Mata.