Ibra sulmon përsëri Guardiolën
Në një konferencë për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren e Suedisë në prag të përballjes me Hungarinë për eliminatoret e Euro 2012-ës, sulmuesi ka lëshuar të tjera kritika ndaj trajnerit të Barcelonës. “Nuk më shpjegoi asgjë dhe unë nuk mund t’ia lejoj vetes të rri në tribunë e të shikoj qiellin për të parë si do të jetë moti. Te Barça më donin të gjjithë, përveç njërit...”, pohoi 28-vjeçari.
Akoma më tej: “Problemet filluan në mars. Kërkova një përgjigje, një shpjegim, të cilin ai nuk ma dha. Më pas takova presidentin e ri (Sandro Rosel) dhe kuptova se askush buk donte të më shesë. Përveç një personi”.
Ibra buk i ka kuptuar arsyet e mosmarrëveshjes me Guardiolën: “Te Barcelona isha për bukuri, gjysma e parë e sezonit ishte fantastike. Nuk isha ndier kurrë kaq mirrë pas kalimit në një klub të ri. Më pas, në mars, ndodhi diçka. Ende po përpiqem të kuptoj atë që ndodhi pasi Guardiola nuk më ka dhënë përgjigje”.
Por makthi tashmë mori fund dhe suedezi ka shtëpinë e tij të re: “Milani bëri gjithçka për të më marrë, askush nuk është përpjekur kaq shumë për të më pasur në skuadër”. Robinjo? “është magjistar, kemi sulmin më të mirë në Evropë”.