E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj premton Policia do jete e paanshme ne zgjedhje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka bërë thirrje politikës që të mos nxitë militantët për konfrontime në shërbim të një procesi të qetë zgjedhor, ndërsa përsa i përket konfliktit me drejtorit të forcave operacionale dhe zëvendësministrit të brendshëm për dërgimin e forcave speciale në situatën në Bathore 4 ditë më parë, është shprehur se kjo i përket prokurorisë.

Burgaj ka siguruar se forcat speciale lëvizin vetëm me dijeni të drejtorit të përgjithshëm dhe se në rastin e Bathores atij nuk i ishte kërkuar dërgimi i FNSH-ve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka deklaruar se akuzat e ndërsjellta mes drejtorit të forcave operacionale Shemsi –Prenci dhe zëvendës-ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, janë një çështje që tashmë i përket prokurorisë.

Deklarata e Burgajt është kryer pas takimit për firmosjen e një marrëveshje për barazinë gjinore në radhët e policisë së Shtetit.

Burgaj ka siguruar për paanshmërinë e policisë duke deklaruar se vënia në lëvizje e forcave speciale është atribut vetëm i drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

Burgaj u shpreh i kënaqur për marrëveshjen e firmosur për barazinë gjinore në promovimin e përfshirjes më të madhe të femrave në radhët e policisë.

Në takim, ishin zëvendës-ministrja Inva Zajmi, dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe të organizatave ndërkombëtare dhe vendase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›