E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Lufta anti-korrupsion ka ende pune per te bere

Lufta ndaj korrupsionit në administratë vijon të jetë një çështje, e cila ka patur gjithmonë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Kësaj here, prezenca e OSBE-së në Tiranë, organizoi një takim me ekspertë dhe individë të shoqërisë civile, për luftën ndaj korrupsionit në nivel vendor.

Drejtuesi i projektit, vlerësoi punën e bëra nga qeveria deri tani në luftën kundër këtij fenomeni, ndërsa vuri theksin në rëndësinë e forcimit të rolit të shoqërisë civile.

Përfaqësia e OSBE-së në vendin tonë drejton vlerësime për reformat e bëra në luftën kundër korrupsionit.

Pikërisht, lufta ndaj korrupsionit në administrate është bërë objekt i një takimi mes ekspertëve dhe individëve nga shoqëria civile.

Bëhet fjalë për një projekt të financuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë, që ka synuar forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe qeverisje më të mirë në luftën kundër këtij fenomeni ne nivel vendor.

I dërguari i BE-së në Tiranë, njëkohësisht dhe drejtuesi i këtij projekti, Stefanoi Calabreta, përgëzoi punën që ka bërë qeveria shqiptare për luftën ndaj korrupsionit , ndonëse në nivele lokale. Por, sipas tij, ka ende punë për të bërë.

Në rekomandimet e Komisionit Europian, renditen 12 pika që Shqipëria duhet të përmbushë me doemos për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Një prej tyre, që cilësohet si edhe një nga pikat më të rëndësishëm, edhe lufta ndaj korrupsionit në administratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›