Vrasesi i policit ne '97, kapet ne Tirane, pas 12 vjet kerkimesh
TIRANE - Pas shume vitesh ne "ilegalitet", policia ka mundur te arrestoje gjate dites se djeshme, 31-vjecarin, Mondi Mulia, i shpallur ne kerkim per vrasjen e nje polici ne vitin 1997. Lajmi eshte bere i ditur dje nga Policia e Shtetit, burime te se ciles tha se, arrestimi u be nga Drejtoria Kunder Krimeve te Renda, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda te cilet finalizuan me sukses operacioni e koduar "Lapidari". Ne kete aksion eshte bere i mundur arrestimi i te shume kerkuarit Mondi Mulia. Burimet nga policia e kryeqytetit thane se, 31-vjecari, lindur e banues ne Shkoder, i fshihej hetimit duke u strehuar ne nje banese ne Tirane, qe e kishte marre me qira prej kohesh. Uniformat blu kishin marre informacione ne rruge operative, per vendndodhjen e tij dhe kane organizuar dhe operacionin per arrestimin e tij.
Ndaj ketij personi, Prokuroria e Krimeve te Renda ka nxjerr nje urdher-ndalimi, per vepren penale te vrasjes ne rrethana cilesuese. "Kjo ngjarje ka ndodhur me date 13.06.1997 ne Lac te Vaut te Dejes, ku eshte vrare punonjesi i policise Arben Lasku", theksuan te njejtat burime, duke shtuar edhe nje tjeter akuze ndaj te arrestuarit. Ate te vrasjes ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative, veper kjo e kryer ndaj dy punonjesve te policise, Arben Paloci dhe Gjovalin Zali. I shumekerkuari Mulia, akuzohet edhe per veprat penale te vjedhjes me arme dhe armembajtje pa leje. Pas arrestimit, ai do te perballet me drejtesine, per akuzat qe rendojne mbi te.
Akuzat
Ndaj Mondi Mulias, policia ka ngritur akuzat e "vrasje ne rrethana cilesuese", per ngjarjen e ndodhur me date 13 qershor 1997 ne Lac te Vaut te Dejes, ku eshte vrare punonjesi i policise Arben Lasku. Gjithashtu ai akuzohet dhe per "vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative" dhe "vjedhje me arme"e "armembajtje pa leje".
A. Cena