Shiu dhe debora bllokojne rruget kombetare
Reshjet e dendura te shiut dhe te debores gjate dites se djeshme kane shkaktuar jo vetem permbytje te disa rrugeve dhe pezullim te punimeve ne porte, por edhe bllokimin e rrugeve kombetare. Ne zonen e Vlores debora ka bllokuar per ore te tera Qafen e Llogarase, kurse mjetet kane qarkulluar vetem me zinxhire. Por shkak i kesaj situate eshte bere edhe neglizhenca e firmes qe kishte marre persiper mirembajtjen e rruges. Sipas drejtorit te Drejtorise Rajonale te Rrugeve, Saimir Haxhiu, ndaj firmes do te merren masa ndeshkimore. Reshjet e shiut jane krijuar probleme edhe ne qytetet e Gjirokastres dhe Durresit, ku ne kete te fundit jane pezulluar lundrimet perkohesisht. Ndersa ne Elbasan, reshjet e dendura te shiut dhe debores kane shkaktuar rreshqitje te dherave dhe permbytje ne disa zona. Me keq, paraqitet situata ne vendin e quajtur Kthesat e Murrashit ne afersi te Librazhdit ku segmenti ishte i bllokuar. Veshtiresi nga renia e perkohshme e debores, ka pasur gjate oreve te para te dites edhe ne segmentin e Qafe-Thanes, Qafe-Kerrabes ne Elbasan, por edhe ne Qafe Mal te Kukesit.