Frika per Azotikun, hiqen 200 kg cianur
Fier- Mbetjet e cianurit ne Azotikun e Fierit, nuk do te jene me kercenim per jetet e banoreve te zones. Pas groposjes se arsenikut nga kompania finlandeze, tashme i ka ardhur radha edhe 200 kg cianur ne ambientet e ish-uzines, qe ishin cilesuar si mbetje te rrezikshme. Vendimi ishte marre disa muaj me pare prej ministrit te Mjedisit, Lufter Xhuveli, kur inspektoi groposjen e mbetjes se arsenikut. Lajmin e konfirmoi edhe drejtori i ish-ndermarrjes, Artan Kalemi. "Mbetjet e rrezikshme do te largohen per ne magazinat dhe depon kombetare te helmeve, ne Elbasan. Pjesa me e rrezikshme e tyre, cianuri, tashme eshte nje problem i zgjidhur", tha per "KJ" Kalemi. Sipas tij banoret dhe qytetaret nuk do te gjenden me, nen panikun e helmeve. ''Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne kuader te planit per pastrimin ne thellesi te uzines se plehrave azotike, nga ndotjet e trasheguara, po implementon fazen e trete. Deri tani jane implementuar dy faza, ajo e ngurtesimit te mbetjeve arsenikale dhe groposjes", sqaroi Kalemi. Mesohet se procesi i pastrimit zhvillohet nen masa te rrepta sigurie, ku jane angazhuar forca te policise deri ne transportin e mbetjeve ne destinacion. Vetem pak muaj me pare, u groposen rreth 1200 tone arsenik ne kete uzine, projekt i hartuar dhe zbatuar nga firma finlandeze "Ecocem", me nje kosto prej 1,5 milione euro.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj